Njihuni me vullnetaren që ndihmoi ushtrinë ukrainase e që tash po shkruan hulumtim për luftën

Evropë

Njihuni me vullnetaren që ndihmoi ushtrinë ukrainase e që tash po shkruan hulumtim për luftën

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 14:28
Maryna Mirzayeva

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka bërë një postim për vullnetaren Maryna Mirzayeva, e cila ndihmoi ushtrinë ukrainase me para dhe dërgoi ndihma në frontin e luftës.

Sipas Ministrisë, ajo është duke shkruar një hulumtim rreth kësaj lufte.

“Njihuni me Maryna Mirzayeva, vullnetare. Kur shpërtheu lufta, Maryna filloi të mbledhë para për ushtrinë ukrainase dhe të sillte ndihma në frontin e parë të luftës.

Ajo është duke e përfunduar tezën e saj të doktorraturës në histori dhe duke shkruar një hulumtim rreth luftës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat