Kompania “British Airways” merr vendimin drastik

Evropë

Kompania “British Airways” merr vendimin drastik

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 07:01
Kompania ajrore “British Airways”

Kompania ajrore “British Airways” ka njoftuar ditën e djeshme se do të anulonte rreth 10 000 fluturime me distanca të shkurtra për dhe nga aeroporti “Heathrow” i Londrës midis tetorit dhe marsit.

“Disa fluturime me distanca të gjata do të preken nga vendimi gjithashtu”, njoftoi kompania, e cila synon të minimizojë anulimet dhe vonesat gjatë muajve të dimrit.

“Deri në fund të tetorit, disa dhjetëra fluturime vajtje-ardhje në ditë, gjithsej 629, do të anulohen gjithashtu”, tha kompania

“Shumica e anulimeve do të njoftohen më herët dhe udhëtarët pritet të kalojnë në linja të tjera”, tha kompania ajrore.

“Heathrow”, aeroporti më i madh në Britaninë e Madhe, ka vendosur një kufi prej jo më shumë se 100 000 pasagjerë në ditë për shkak të mungesës akute të stafit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat