Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka bërë një reagim të fortë ditën e djeshme lidhur me vrasjen që tronditi Moskën. Lavrov tha se nuk do të ketë mëshirë as falje për personat që janë përgjegjës për vdekjen e Darya Dugina, një komentatore politike ruse dhe vajza e ideologut të shquar ultranacionalist Alexander Dugina.
“Unë besoj se ky është një krim barbar, për të cilin nuk duhet të ketë falje dhe për ata që e organizuan atë”, tha Lavrov gjatë një konference për shtyp të martën me homologun e tij sirian.
“Tani, siç e di unë, FSB-ja i ka paraqitur tashmë faktet, të cilat tani janë duke u hetuar. Shpresoj se hetimi do të përfundojë së shpejti dhe si rezultat i këtij hetimi, organizatorët dhe ata që urdhëruan vrasjen nuk do të kenë mëshirë”, tha ai.
Në një hetim dy-ditor, Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) fajësoi shërbimet speciale ukrainase për vrasjen e Dugina-s. Ukraina ka mohuar çdo përfshirje në vrasjen e Dugina-s, duke i quajtur pretendimet e FSB-së të rreme. Sipas presidenti ukrainas Zelensky, e dyshuara nuk është shtetase ukrainase.
“Kjo nuk është përgjegjësia jonë,” tha ai të martën. “Ajo nuk është qytetare e vendit tonë…ne nuk jemi të interesuar për të.” “Ajo nuk është në territorin e Ukrainës, e pushtuar apo jo”, shtoi ai.
Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) pretendon se sulmuesi ishte një grua ukrainase që mbërriti në Rusi më 23 korrik me vajzën e saj të vogël, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS. Pas shpërthimit nga distanca të eksplozivëve të vendosur në automjetin “ToyotaLandCruiserPrado” të Dugina-s, FSB tha se gruaja dhe vajza e saj kaluan me makinë përmes rajonit të Pskov për në Estoni, afërsisht një udhëtim 12-orësh.