Ukraina refuzon urimin e Lukashenkos për Ditën e Pavarësisë

Evropë

Ukraina refuzon urimin e Lukashenkos për Ditën e Pavarësisë

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 16:06
Aleksandër Lukashenko

Këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak, ka refuzuar urimin e presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko, për Ditën e Pavarësisë, duke e quajtur atë “cinike” dhe duke kritikuar Minskun për lejimin e Rusisë në organizimin e sulmeve nga territori i saj.

“Lukashenko beson me të vërtetë se bota nuk e vëren pjesëmarrjen e tij në krimet kundër Ukrainës”, shkroi Podolyak në twitter.

“Ai me cinizëm na uron një “qiell të qetë”, derisa lejon që raketat vdekjeprurëse të na godasin”, shtoi ai.

Deklarata e Lukashenkos më herët të mërkurën ishte në kundërshtim me disa nga deklaratat e tij të fundit për mbështetjen për pushtimin e Rusisë ndaj fqinjit të saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat