Dhjetëra njerëz mbetën të bllokuar për orë të tëra brenda Tunelit të Kanalit pasi një tren nga Calais në Folkestone mendohej se ishte prishur.
Disa pamje treguan se pasagjerët e Eurotunnel Le Shuttle u evakuuan përmes një tuneli që shërben për emergjenca, kjo pasi duhej të braktisnin automjetet e tyre.
Ata u transferuan përfundimisht në një tren zëvendësues dhe u dërguan në terminalin Folkestone në Kent.
Një zëdhënës i Eurotunnel tha se shërbimet tani janë kthyer në normalitet. Le Shuttle tha se incidenti i së martës mbrëma filloi kur alarmet e trenit ranë dhe kjo duhej të hetohej.
Ai shtoi se treni origjinal më pas “u nxor ngadalë” nga tuneli dhe pasagjerëve iu kthyen automjetet e tyre në Folkestone, shkruan BBC.