15 ukrainas vriten nga një sulm rus në stacion të trenit në Ditën e Pavarësisë

Evropë

15 ukrainas vriten nga një sulm rus në stacion të trenit në Ditën e Pavarësisë

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 21:56
Foto ilustrim

Pesëmbëdhjetë persona janë vrarë nga një sulm rus në një stacion hekurudhor në rajonin e Dnipropetrovsk, ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Sipas tij, rreth 50 persona të tjerë janë plagosur. Ai tha se vagonët e trenave u goditën në stacionin Chaplyne, rreth 110 kilometra në perëndim të Donetskut në Ukrainën lindore.

Ai shtoi se shërbimet e urgjencës ishin në vendngjarje, por se numri i viktimave mund të rritet.

Rusia nuk ka dhënë ndonjë deklaratë mbi sulmin e supozuar, i cili ndodhi në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës dhe në gjashtëmujorin e pushtimit të Moskës, shkruan BBC.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat