Shkon në 22 numri i të vdekurve në Ukrainë nga sulmi rus në stacionin e trenit

Evropë

Shkon në 22 numri i të vdekurve në Ukrainë nga sulmi rus në stacionin e trenit

Më: 24 gusht 2022 Në ora: 23:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ka shkuar në 22 numri i të vdekurve në Ukrainë nga sulmi rus në stacionin e trenit në rajonin e Dnipropetrovsk.

Sipas tij, rreth 50 persona të tjerë janë plagosur. Ai tha se vagonët e trenave u goditën në stacionin Chaplyne, rreth 110 kilometra në perëndim të Donetskut në Ukrainën lindore.

Ai shtoi se shërbimet e urgjencës ishin në vendngjarje, por se numri i viktimave mund të rritet.

Rusia nuk ka dhënë ndonjë deklaratë mbi sulmin e supozuar, i cili ndodhi në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës dhe në gjashtëmujorin e pushtimit të Moskës, shkruan BBC.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat