Rusia ka bllokuar marrëveshjen mbi dokumentin përfundimtar të një rishikimi katër-javor të traktatit të OKB-së, i konsideruar si gur themeli i çarmatimit bërthamor, i cili kritikoi marrjen e saj ushtarake të centralit bërthamor më të madh të Evropës menjëherë pasi trupat ruse pushtuan Ukrainën, përcjell Bota sot.
Igor Vishnevetsky, zëvendësdrejtor i Departamentit të Mospërhapjes dhe Kontrollit të Armëve të Ministrisë së Jashtme të Rusisë, tha në takimin e vonuar përfundimtar të konferencës për shqyrtimin e Traktatit 50-vjeçar të Mospërhapjes Bërthamore (NPT) se fatkeqësisht nuk ka konsensus për këtë dokument.
Ai këmbënguli se shumë vende – jo vetëm Rusia – nuk ishin dakord me “një mori çështjesh” në draftin e fundit prej 36 faqesh.
NPT, të cilin 191 nënshkrues e rishikojnë çdo pesë vjet, synon të parandalojë përhapjen e armëve bërthamore, të promovojë çarmatimin e plotë dhe të promovojë bashkëpunimin në përdorimin paqësor të energjisë bërthamore.