Turisti zbulon në plazhin e ishullit të njohur çantën ku ishin paketuar dy trupa

Evropë

Turisti zbulon në plazhin e ishullit të njohur çantën ku ishin paketuar dy trupa

Më: 27 gusht 2022 Në ora: 21:42
Naxos 

Dy trupa të paketuar në një çantë u gjetën pasditen e të shtunës në plazhin e Fykios, në ishullin Naxos të Greqisë.

Qendra shëndetësore e Naxos, për shkak të kalbjes së avancuar të trupit të parë nuk mund të sqarojë nëse i përket një burri apo një gruaje.

Sipas informacioneve, për të dytin ende nuk është sqaruar nëse mund të jetë trup njeriu apo kafshe.

Gjithçka ka nisur pasditen e së shtunës kur një turist ka njoftuar autoritetet dhe në vendngjarje ka shkuar menjëherë roja bregdetare, nga Autoriteti Portual i Naxosit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat