Alarm në spitalin e Selanikut, zjarr në repartin Covid

Evropë

Alarm në spitalin e Selanikut, zjarr në repartin Covid

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 12:38
Selanik

Një zjarr i madh ka shpërthyer mbrëmjen e së shtunës në një repart Covid në Spitalin Hipokrate, Selanik.

Sipas informacioneve të mediave greke, është dashur të evakuohen disa reparte, ku pacientët janë transferuar në oborr.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar 8 automjete zjarrfikëse të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Për fat të mirë, nga zjarri nuk është shënuar asnjë i lënduar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat