Holandë: Gjashtë të vrarë pasi kamioni doli nga rruga

Evropë

Holandë: Gjashtë të vrarë pasi kamioni doli nga rruga

Më: 28 gusht 2022 Në ora: 12:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjashtë persona humbën jetën në një incident nw jug tw Holandës, kur një kamion u fut në një festë në lagje në qytetin Nieuw Beijerland, të shtunën në mbrëmje, tha policia holandeze të dielën.

Shtatë persona të tjerë ishin në spital, me një prej tyre në gjendje kritike, tha policia.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 rreth 30 kilometra në jug të Roterdamit, por është ende e paqartë se çfarë e ka shkaktuar aksidentin, tha policia.

Drejtuesi i kamionit, një 46-vjeçar nga Spanja, u ndalua pasi dyshohet se ka shkaktuar një aksident automobilistik me vdekje.

Policia tha se nuk kishte shenja abuzimi me alkoolin nga drejtuesi i mjetit, por nuk dha detaje të tjera për shkakun e mundshëm të incidentit, raporton Reuters.

Kompania spanjolle e transportit “El Mosca”, i tha gazetës spanjolle “La Verdad” se shoferi doli nga rruga që kalonte përgjatë digës, derisa u përpoq të parandalonte një përplasje me një fugon.

Policia nuk e konfirmoi këtë raport, por tha se kishte marrë në pyetje një shofer të një fugoni të bardhë, si dëshmitar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat