Një autostradë në Kroaci ka mbetur e bllokuar për dy orë, pasi disa grupe tifozësh synonin për t’u konfrontuar në rrugë.
Bëhet fjalë për stacionin e pushimit Jadova në autostradën përmes Likës, rrugë përmes të cilës shumë mërgimtarë e kalojnë për të arritur në Kosovë, si dhe për t’u kthyer sërish në shtetet ku punojnë.
Gjithçka ndodhi për shkak të ndeshjes Shibenik-Dinamo, ka njoftuar Ministria e Brendshme E Kroacisë.
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi në Twitter se pas orës 15:00, tifozët vizitorë të Hajdukut që ishin nisur drejt Zagrebit dhe Osijekut, kanë zbritur nga automjetet e tyre, të maskuar me helmeta dhe rroba, në vendpushimin Jadova dhe kanë ndaluar qarkullimin, raporton jutarnji.hr.
Shkak i mundshëm, siç deklaruan ata, është një konflikt me tifozët e Dinamos që kanë udhëtuar për të vizituar Shibenikun në Shubiçevac.
Policia njoftoi në Twitter se punonjësit e saj morën masa dhe veprime për të ndarë drejtimet e lëvizjes së tifozëve.
Këto veprime, siç shprehen ata, janë ndërmarrë për të parandaluar një konflikt tifozësh, pa veprime të policisë dhe pa përdorimin e mjeteve shtrënguese.