Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar se vendi i tij do të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa është e nevojshme. Ai ka bërë thirrje gjithashtu edhe për zgjerimin e Bashkimit Evropian për të përfshirë në të, Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë.
Përballë pushtimit rus të Ukrainës, Scholz u kërkoi 27 anëtarëve të BE-së të zgjidhin konfliktet e vjetra dhe të gjejnë zgjidhje të reja”, duke paraqitur vizionin e tij për të ardhmen e Evropës në një fjalim në Universitetin Charles në Pragë.
“Evropa jonë është e bashkuar në paqe dhe liri dhe është e hapur për të gjitha kombet evropiane që ndajnë vlerat tona. Gjermania ka pësuar një ndryshim në muajt e fundit për mbështetjen e saj ushtarake për Ukrainën. Ne do ta vazhdojmë këtë mbështetje, me besueshmëri dhe, mbi të gjitha, për aq kohë sa duhet”, tha ai në fjalim para audiencës në universitetin e Pragë.
Scholz njoftoi një ndryshim të politikës së jashtme dhe të mbrojtjes gjermane, duke u zotuar të rrisë shpenzimet ushtarake, por partnerët e tij të vegjël të koalicionit nuk e kanë pritur mirë që Berlini ka qenë shumë i ngadalshëm për t’i dërguar Ukrainës armë të rënda.