Rusia i reagon Zelenskyt: Operacioni special vazhdon sipas planit

Evropë

Rusia i reagon Zelenskyt: Operacioni special vazhdon sipas planit

Më: 30 gusht 2022 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Kremlini i ka reaguar presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili tha se Ukraina do t’ çlirojë të gjitha territoret dhe ushtarët rusë duhet të ikin nëse duan të mbijetojnë.

I pyetur nga një gazetar, zëdhënësi Dmitry Peskov thotë se “operacioni special ushtarak” i Rusisë – siç i referohet Moska pushtimit – do të vazhdojë sipas planit, shkruan BBC.

“ Operacioni special ushtarak vazhdon, vazhdon metodikisht dhe në koordinim me planet aktuale.

Të gjitha objektivat do të përmbushen”, thotë  Peskov.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat