Një vajzë 20-muajshe ka vdekur nga goditja e një kokrre gjigante akulli në stuhinë e breshërit që ndodhi të martën pasdite në qytetin La Bisbal d'Empordà të Spanjës, siç konfirmohet nga burime nga këshilli i qytetit Empordà.
Stuhia e fortë e breshërit ka shkaktuar dëme të shumta edhe në automjete, çati dhe mobilje urbane, siç raportojnë shërbimet e urgjencës, për shkak të gurëve të akullit me diametër mbi 10 centimetra, që është diçka e pazakontë.
Siç kanë shpjeguar burime nga bashkia e qytetit Girona, e mitura e ndjerë ka pësuar një goditje në kokë nga një kokërr breshëri dhe është transferuar në spitalin Trueta de Girona, ku ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Një grua u transferua gjithashtu në të njëjtën qendër klinike, sipas Catalunya Radio.
Përmasat e pazakonta të breshërit kanë bërë që xhamat e shumë automjeteve të thyhen dhe çatitë dhe xhamat e disa objekteve kanë pësuar gjithashtu dëmtime të konsiderueshme.