Paralajmërimi se Rusia mund të hapë "teatrin e dytë të luftës"

Evropë

Paralajmërimi se Rusia mund të hapë "teatrin e dytë të luftës"

Nga: A.SH Më: 31 gusht 2022 Në ora: 16:56
Vladimir Putin

Shefi i mbrojtjes së Gjermanisë i ka kërkuar Perëndimit të mos nënvlerësojë fuqinë ushtarake të Moskës.

"Pjesa më e madhe e forcave tokësore ruse mund të jetë e lidhur në Ukrainë për momentin, por, megjithatë, ne nuk duhet të nënvlerësojmë potencialin e forcave tokësore ruse për të hapur një teatër të dytë lufte," paralajmëroi gjenerali Eberhard Zorn, i rangut më të lartë, përcjell Bota sot

Rusia gjithashtu ka një forcë detare dhe ajrore në dispozicion përtej ushtrisë, shtoi ai.

"Shumica e marinës ruse nuk është vendosur ende në luftën kundër Ukrainës dhe forcat ajrore ruse kanë ende një potencial të rëndësishëm, i cili përbën një kërcënim edhe për NATO-n," tha ai.

Bundeswehr-i mbështet rregullisht misionet e policisë ajrore të NATO-s mbi shtetet baltike me avionë luftarakë.

Gjenerali Zorn tha se Rusia do të ishte "shumë e aftë" për të zgjeruar konfliktin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat