Rreth 10 shpërthime u dëgjuan sot në jug të Melitopolit, sipas kryetarit të qytetit, Ivan Fedorov.
Shpërthimet u raportuan pranë grykëderdhjes së Molochny, ku pushtuesit rusë transportonin pajisje ushtarake.
Raportohet se disa nga shpërthime janë dëgjuar në të gjithë qytetin.
“Rezistenca vazhdon”, shkroi Fedorov në Telegram, duke sugjeruar se forcat ukrainase ishin pas shpërthimeve.