Estonia synon të ndalojë shumicën e rusëve që të hyjnë në vend brenda disa javësh, tha ministri i Jashtëm.
Vendi do të veprojë në bashkëpunim me partnerët e saj rajonalë nëse është e mundur, shtoi Urmas Reinsalu.
“Duhet pak kohë, por mendoj se koha është gjithashtu kritike, duke parë këtë numër të madh të qytetarëve rusë që hyjnë”, tha ai për Reuters pas një takimi dy-ditor me homologët e tij të BE-së.
Takimi i ministrave vendosi ta bëjë më të shtrenjtë dhe të komplikuar për rusët marrjen e vizave për të udhëtuar në bllok – por nuk ra dakord për ndalimin e vizave në mbarë BE-në që Ukraina dhe disa shtete anëtare kishin kërkuar.
Zëvendësministri i Jashtëm rus Aleksander Grushko tha se Moska nuk do të lejojë që ky veprim të qëndrojë “pa pasoja”, sipas agjencive të lajmeve RIA.