“Kurir” ka njoftuar arrestimin e një personi që përmes rrjeteve sociale ka kërcënuar presidentin e Serbisë Vuçiq se do “ia vras (pres) djalin dhe do të ja djeg zyrën”, personi që kërcënoi mësohet të jetë nga Zrenjanin dhe është arrestuar nga Policia dhe BIA, transmeton “Bota Sot”
Do ta ther djalin dhe do të djeg, ishte kërcënimi i qytetarit nga Zrenjanini i dërguar presidentin Vuçiq përmes rrjetit social Istangram, shkruan gazeta, në këtë kërcënim kanë vepruar policia dhe shërbimi informativ BIA dhe kanë identifikuar dhe arrestuar personin.
Si shkruan gazeta prangat, këtij personi i janë vënë në aksionin e zhvilluar në Zrenjanin.
“I dyshimti që kërcënuar se do ja djeg zyrën dhe do të ja ther djalin presidentit krahas edhe shumë fyerjeve edhe kërcënimeve tjera”, kërcënime këto të dërguara në profilin e presidentit në rrjetin social Istangram.
Policia nga njësitë intervenuese së bashku me BIA kanë reaguar me urgjencë dhe kanë ndaluar të dyshimtin, i kanë thënë burime nga policia “Kuririt”.