Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) Rafael Grossi është larguar nga centrali bërthamor i Zaporizhzhia në jug të Ukrainës, njofton kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës Energoatom.
Në një deklaratë në Telegram, Energoatom tha se Grossi u largua nga fabrika së bashku me shumicën e anëtarëve të delegacionit, përcjell Bota sot.
Më tej thuhet se janë pesë përfaqësues të misionit të IAEA-s të mbetur në fabrikë, të cilët po shkarkojnë pajisjet që sollën.
"Pritet që ata të jenë në centralin bërthamor të Zaporizhzhia deri më 3 shtator," shtoi kompania bërthamore.