U dënua gabimisht me ekzekutim, policia britanike i kërkon falje familjes pas 70 vitesh: Gjithçka ndodhi për shkak të racizmit

Evropë

U dënua gabimisht me ekzekutim, policia britanike i kërkon falje familjes pas 70 vitesh: Gjithçka ndodhi për shkak të racizmit

Më: 4 shtator 2022 Në ora: 06:35
Mahmood Mattan

Kur kanë kaluar 70 vjet nga ekzekutimi, policia britanike i ka kërkuar falje familjes së një burri të dënuar gabimisht për vrasje.

Mahmood Mattan, një somalez britanik, baba i tre fëmijëve, u var në moshën 28-vjeçare në shtator 1952 pasi u dënua për vrasjen e Lily Volpert në dyqanin e saj të rrobave në Cardiff. Ai protestoi deri në fund për pafajësinë e tij, raportoi The Guardian të shtunën.

Jeremy Vaughan, shefi i policisë së Uellsit, tha: “Ky është një rast i kohës – racizmi, paragjykimi do të kenë qenë të përhapura në të gjithë shoqërinë, duke përfshirë sistemin e drejtësisë penale”.

Ai tha se ishte e duhur që të bëhej kërkimfalje në emër të policisë.

“Edhe në këto ditë, ende po punojmë fort që të sigurojmë që racizmi dhe paragjykimi të çrrënjosen nga shoqëria dhe sistemi i drejtësisë”.

Bashkëshortja dhe tre djemtë e Mattanit bënë fushatë për 46 vjet që emri i tij të pastrohej, por të katër ata tashmë kanë vdekur.

Tanya Mattan, mbesë e burrit, tha se kërkimfalja ishte “shumë e vonshme për njerëzit që u ndikuan drejtpërdrejt pasi ata nuk janë më këtu”.

Mattan u arrestuar brenda orësh pas vrasjes së Volpertit. Ai u gjykua dhe dënua nga një juri që ishin të gjithë të racës së bardhë.

Kjo u bë pavarësisht se nuk pati prova mjekoligjore dhe se Mattani kishte alibinë e tij që mbështetej nga dëshmitarë.

Më 2001, familja Mattan mori dëmshpërblim, por nuk ka pranuar kërkimfalje nga policia deri më tani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat