​Euro është në nivelin më të ulët ndaj dollarit në 20 vjetët e fundit

Evropë

​Euro është në nivelin më të ulët ndaj dollarit në 20 vjetët e fundit

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 14:15
Foto ilustrim

Euro ra në nivelin më të ulët ndaj dollarit sot për shkak të pasigurisë që rrethon ekonominë evropiane dhe mbylljes së gazsjellësit Nord Stream 1 nga Gazprom i Rusisë.

Monedha evropiane ra me 0.70 për qind, kështu që paraditen e sotme një euro ishte 0.9884 dollarë.

Ky është niveli më i ulët i euros kundrejt dollarit që nga dhjetori 2002.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat