​Qeveria sllovake humbi shumicën e saj parlamentare, katër ministra dhanë dorëheqjen

Evropë

​Qeveria sllovake humbi shumicën e saj parlamentare, katër ministra dhanë dorëheqjen

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 19:36
Foto ilustrim

Qeveria e qendrës së djathtë të Sllovakisë humbi shumicën e saj parlamentare pas dorëheqjes së katër ministrave liberalë.

Ministrat e Punëve të Jashtme, të Arsimit dhe të Drejtësisë kanë dhënë sot dorëheqjen pas dorëheqjes së kryetarit të partisë së tyre, ministrit të ekonomisë, Richard Sulik.

“Me dorëheqjet e këtyre ministrave, ne po hyjmë në periudhën e një qeverie të pakicës”, u tha gazetarëve kryeministri Eduard Heger.

Sulik, kreu i partisë liberale Liria dhe Solidariteti (SaS), dha dorëheqjen javën e kaluar, duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të financave Igor Matovic.

“Do të jemi një opozitë konstruktive, profesionale, por edhe e ashpër”, tha Sulik.

Ministri në largim i Ekonomisë është përplasur shpesh me Matovic, ish-kryeministrin, i cili dha dorëheqjen si kreu i qeverisë vitin e kaluar gjatë një krize të mëparshme qeveritare. Koalicioni tre-partiak, i cili vazhdon të mbështesë qeverinë, tani ka vetëm 70 nga gjithsej 150 deputetë në parlament.

“Gjatë miratimit të ligjit në parlament do të kërkojmë votat e deputetëve të partive demokratike”, tha Heger.

E udhëhequr fillimisht nga Matovic dhe më pas nga Heger, qeveria sllovake e qendrës së djathtë ka qenë në pushtet që nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, të fituara në bazë të një programi kundër korrupsionit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat