Ukrainasit pretendojnë se kanë parandaluar disa sulme të rusëve në Donetsk

Evropë

Ukrainasit pretendojnë se kanë parandaluar disa sulme të rusëve në Donetsk

Më: 5 shtator 2022 Në ora: 22:13
Foto ilustrim

Ukrainasit pretendojnë se kanë penguar disa sulme të ushtrisë ruse në Donetsk.

Madje sipas ministrisë ukrainase të Mbrojtjes, thuhet se forcat e tyre kanë penguar disa sulme në lindje të rajonit të Donetskut, transmeton Telegrafi.

Pretendojnë se kanë shkatërruar të gjitha kalimet mbi lumin Dniper në rajonin e Khersonit, ku ukrainasit kanë filluar kundërofensivën.

Kievi ka dhënë edhe një informacion tjetër – atë të vrasjes dhe plagosjes së 100 ushtarëve rusë në Kupiansk në rajonin e Kharkivit.

Ndryshe ukrainasit prej ditësh kanë filluar kundërofensivën, me të cilën mëtojnë të rikthejnë kontrollin në rajonet që tashmë kontrollohen nga rusët.

E sulmet e ukrainasve nuk janë të pakta – në veçanti dy javët e fundit, ku me artileri, dronë e sisteme të avancuara raketore, po godasin me tërë forcën ushtrinë ruse në Ukrainë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat