Erdogan arrin sot në Beograd, pritet të takohet me Vuçiqin

Evropë

Erdogan arrin sot në Beograd, pritet të takohet me Vuçiqin

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 08:39
Vuçiq dhe Erdogan

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të presë presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

Ai do të shkojë në një vizitë zyrtare dyditore në Serbi.

Gjatë qëndrimit të fundit të ministrit të Jashtëm turk në Beograd, u tha se gjatë vizitës së presidentit Erdogan është planifikuar nënshkrimi i një sërë marrëveshjesh ndërshtetërore, të cilat, siç pritej, duhet t’i japin një shtysë shtesë zhvillimit të përgjithshëm dypalësh të marrëdhënieve mes dy vendeve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat