Nënkryetari i SSP Goran Petroviç në kumtesën e lëshuar thotë se në raportin e Institutit, Serbia dhe Turqia janë vendet e vetme në Evropë janë vendosur në regjime hibride.
Raporti i IDEA ka vërejtur prani të madhe të korrupsionit në Serbisë, që sipas Petroviç shpreh domosdoshmërinë e miratimit të ligjit për luftë kundër korrupsionit të funksionarëve publik, por edhe reforma të thella të prokurorisë dhe policisë.
Ai shtoi se ky ligj për luftë kundër korrupsionit të funksionarëve publik do të jetë një ndër ligjet më të rëndësishme të cilin SSP do ta propozoj.
Petroviç ka thënë se Serbia në raportin e IDEA "ka mbetur larg prapa " nga mesatarja globale në botë dhe Evropë në fushën që kanë të bëjnë me zgjedhjet korrekte edhe të ndershme, të drejtat fondamentale dhe kontrollin e pushtetit ekzekutiv, përkatësisht rolin mbikëqyrës të parlamentit, pavarësinë e gjyqësisë dhe integritetin e medieve.
Sipas tij, në raportin e Institutit suedez IDEA përfshinë hulumtimin në 116 tregues në 165 vende të botës.