Sanchez: Evropës mund t'i mbarojë gazi rus për dimër

Evropë

Sanchez: Evropës mund t'i mbarojë gazi rus për dimër

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 17:41
Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez deklaroi sot se Evropa duhet të përgatitet për skenarin më të keq - një ndërprerje të plotë të dërgesave të gazit rus këtë dimër.

Ai gjatë një fjalimi në parlamentin e Spanjës theksoi se askush nuk e di se çfarë do të ndodhë, madje as Vladimir Putin.

“Edhe presidenti rus ndoshta nuk e di se çfarë hapash do të marrë, por më e mundshme është mbyllja e plotë e gazit rus në Evropë”, tha Sanchez.

Sanchez tha gjithashtu se qeveria do të kufizojë çmimin e gazit për industrinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat