​Franca jugore në alarm për shkak të stuhive të rrëmbyeshme

Evropë

​Franca jugore në alarm për shkak të stuhive të rrëmbyeshme

Më: 7 shtator 2022 Në ora: 22:52
Foto ilustrim

Trembëdhjetë departamente në jug të Francës janë në alarm portokalli për shkak të përmbytjeve sot.

Shiu i rrëmbyeshëm la shumë lokalitete nën ujë dhe detyroi mobilizimin e qindra policë dhe zjarrfikës. Gjithashtu ngjalli frikë dhe panik te banorët e rajonit.

"Ne ishim vërtet të frikësuar, shumë të frikësuar, unë kisha frikë të vdisja, sinqerisht nuk isha mirë," tha një banor i qytetit Nimes.

Autoritetet lokale thanë se një stuhi e fuqishme solli shira të dendura në Nimes gjatë natës së kaluar dhe mëngjesit të së mërkurës përpara se stuhia të lëvizte në drejtim të lindjes drejt rajonit Provence.

Reshjet u shoqëruan me aktivitet të fortë elektrik, breshëri dhe erëra me shpejtësi deri në 100 kilometra në orë.

Deri më tani nuk ka raportime për viktima, por dëmet në ndërtesa dhe infrastrukturë ende janë duke u vlerësuar, transmeton Euronews.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat