Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka dhënë “lajm të mirë”, duke pretenduar rimarrjen e disa qyteteve nga Rusia.
Zelensky nuk pranoi të tregonte se cilat qytete ishin rimarrë, duke thënë se “tani nuk është koha për t’i bërë të ditur”.
Zyrtarët amerikanë thanë se Ukraina po bënte “përparim të ngadaltë por domethënës” kundër forcave ruse.
Në fjalimin e tij të natës me video për ukrainasit, Zelensky tha se trupat ukrainase kishin suksese.
“Unë mendoj se çdo qytetar ndihet krenar për ushtarët tanë,” tha ai, duke përmendur njësi të veçanta ushtarake.
“Tani nuk është koha për të emërtuar vendbanimet në të cilat kthehet flamuri ukrainas”,ka thënë Zelensky, shkruan BBC.