Mali i Zi para kolapsit energjetik, Abazoviq kritikon BE-në që s’po e ndihmon

Evropë

Mali i Zi para kolapsit energjetik, Abazoviq kritikon BE-në që s’po e ndihmon

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 22:30
Dritan Abazoviq

Mali i Zi, sikurse edhe shumë nga vendet e Ballkanit Perëndimor, tani po importon rrymë me çmime 12 herë më të larta krahasuar me atë që paguajnë konsumatorët me faturat e tyre energjetike, ka thënë Abazoviq.

Ai ka kritikuar BE-në se nuk po përkrahë mjaftueshëm vendet jo-anëtare.

“Ashtu sikurse gjatë koronës, ne do të thahemi. Me gjithë respektin, ata na kanë ndihmuar disi. Por ne nuk jemi anëtarë të BE-së. Do të gjejmë një mënyrë tjetër për të tejkaluar këtë gjendje”, ka premtuar Abazoviq

Ai gjithashtu ka thënë se gjatë vizitës në SHBA, do të takohet me Export-Import Bank (EXIM Bank). Ai ka thënë se shpreson të arrijë një marrëveshje financiare deri në fund të këtij muaji.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat