Kundërofensiva në Kharkiv, trupat ukrainase hyjnë në qytetin kryesor

Evropë

Kundërofensiva në Kharkiv, trupat ukrainase hyjnë në qytetin kryesor

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Forcat ukrainase kanë hyrë në qytetin kyç lindor të Kupiansk. Ky qytet është jetik për furnizimin e forcave ruse në Ukrainën lindore dhe ra një javë pas pushtimit në muajin shkurt.

Forcat speciale ukrainase postuan foto në mediat sociale, ku shihen oficerët e tyre në qytet. Nëse konfirmohet kjo tregon se ushtria e Ukrainës mund të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia, ndërkohë që vendi vazhdon të kërkojë mbështetje ushtarake nga Perëndimi.

Për Rusinë, kjo do të ishte poshtërim, pasi forcat e saj pushtuan zonën në ditët e para të luftës. Më parë, zyrtarët e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar thanë se Ukraina kishte avancuar 50 km në territorin e pushtuar nga Rusia.

“Forcat ruse ka të ngjarë të jenë kapur në befasi”, tha Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

Ukraina nisi kundërofensivën e saj në lindje në fillim të kësaj jave. Por përveç se po fiton terren në lindje, Ukraina po fiton gjithashtu në jug, tha një zyrtar.

Të premten një zyrtar i emëruar nga Rusia në rajonin e Kharkiv pranoi se forcat ukrainase kishin arritur një “fitore të rëndësishme”.

“Vetë fakti i një shkeljeje të mbrojtjes sonë është tashmë një fitore thelbësore për forcat e armatosura ukrainase”, tha Vitaly Ganchev për televizionin shtetëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat