​Dublerja e Mbretëreshës Elizabeth II heq dorë nga puna pas 34 vjetësh

Evropë

​Dublerja e Mbretëreshës Elizabeth II heq dorë nga puna pas 34 vjetësh

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 18:24
​Dublerja e Mbretëreshës Elizabeth II heq dorë nga puna pas 34 vjetësh

Dublerja profesionale e mbretëreshës britanike ka vendosur të heqë dorë nga puna e saj aktuale pas 34 vjetësh në shenjë respekti për Elizabeth II, e cila vdiq të enjten. Ajo tha se do të vazhdojë të mbajë rrobat e saj mbretërore në kujtim të gruas që ndjente se ishte pjesë e familjes së saj.

Mary Reynolds (89), e cila jeton në Epping, Essex, u bë për herë të parë dublere profesionale e mbretëreshës në vitin 1988, por fillimisht iu tha se ajo dukej si Elizabeth II kur ishte 17-vjeç.

Ajo është shfaqur në televizion dhe film, dhe disa nga pikat kryesore të saj përfshijnë komedinë e vitit 1990 Bullseye përballë të ndjerit Roger Moore, si dhe paraqitjen në serinë Doctor Who në vitin 1988.

Reynolds u tha gazetarëve se ishte "e lumtur" që dukej si mbretëresha britanike dhe se vendimi që të hiqte dorë nga puna e saj aktuale e bën atë “shumë të trishtuar”.

“Sapo u transferova në një shtëpi të re. Unë kam dy kuti të plota me kapele dhe sapo arrita aty ku do t'i ruaja dhe më pas kuptova se nuk do të më duheshin më".

Ajo tha se ndoshta do t'i mbajë të gjitha veshjet e "mbretëreshës" së saj sepse "ato kanë qenë pjesë e jetës së saj për kaq shumë kohë".

Ajo gjithashtu tregoi për gazetarët se ka kohë që ka dy gardëroba të veçanta në shtëpi: një për veshjet e saj dhe tjetra për "mbretëreshën" nga e cila ishte e lumtur të "huazonte" një veshje në raste festive.

Duke kujtuar momente nga karriera e saj, Mary Reynolds tregoi se njerëzit reagonin në të gjitha mënyrat kur e shihnin, duke menduar për një kohë se ajo ishte vërtet mbretëresha britanike. Më shpesh, ata i kërkonin asaj një foto së bashku.

Edhe pse nuk u takua kurrë me Elizabeth II, Reynolds thotë se ajo ka ndjekur gjithmonë të gjitha ngjarjet e rëndësishme në jetën e mbretëreshës britanike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat