Mbreti Charles III ishte relativisht i zënë, pasi zyrtarisht është shpallur mbret në ceremoninë e parë të këtij lloji që u transmetua direkt në televizione.
Por në një moment derisa ishte në pallatin St James, tregoi një moment emocioni të cilin pothuajse të gjithë e vërejtën.
Për pak çaste u duk i frustruar me madhësinë e tavolinës ku është dashur të nënshkruhet dokumenti, e në veçanti me kutinë e stilolapsit.
Në video shihet se si Charles nënshkruan një dokument para se të kalojë dokumentin tek të tjerët, për të vazhduar me nënshkrimin e një dokumenti tjetër.
Fabulously characteristic moment from King Charles III during the #AccessionCouncil as his eyes fall on something modern and unnecessary in his line of vision pic.twitter.com/ZBMBvUD9la
— Catherine Mayer (@catherine_mayer) September 10, 2022
Por ajo çfarë e nervozon është hapësira e vogël, që duket se nuk i mjafton për t’i vendosur dokumentet të cilat i nënshkruante.
Ai i kërkon me një lloj mimike ndihmësit që ta largojë kutinë e stilolapsave, pasi nuk kishte hapësirë të mjaftueshme për t’i vendosur dokumentet.