Kadyrovi nis të besuarin e tij në Ukrainë: Tani do ta shihni çfarë është lufta!

Evropë

Kadyrovi nis të besuarin e tij në Ukrainë: Tani do ta shihni çfarë është lufta!

Më: 12 shtator 2022 Në ora: 17:17
Ramzan Kadyrov

Rusët janë duke pësuar humbje të mëdha në fushëbetejë, sidomos në Kharkiv dhe kjo së pari nuk i ka pëlqyer të besuarit të tij çeçen, Ramzan Kadyrov, i cili dje tha se do të shkonte vetë në luftë, kurse sot njoftoi se paska çuar krahun e tij të djathtë për të “rikthyer situatën në anën e rusëve”.

Adem Delimkhanov, shefi i “Rosgvardias” çeçene është parë në front bashkë me disa luftëtarë të tjerë çeçenë duke kërcënuar se “tani do të shihni ukrainasit se çfarë ishte lufta e vërtetë”.

Ukrainasit kanë rimarrë më shumë se 12 mijë kilometra katrorë territor të pushtuar nga rusët kryesisht në Kharkiv, Kherson dhe Luhanks. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat