Të shtëna me armë në një qendër tregtare, raportohet për 6 të plagosur në këtë shtet

Evropë

Të shtëna me armë në një qendër tregtare, raportohet për 6 të plagosur në këtë shtet

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 08:12
Pamje nga Stambolli

Një përleshje me armë në një qendër tregtare la gjashtë persona të plagosur në lagjen Sariyer të Stambollit, njoftuan mediat lokale..

“Pas incidentit me armë zjarri që shpërtheu mes dy grupeve me histori të mëparshme armiqësie, gjithsej gjashtë shtetas, përkatësisht pesë individë të huaj dhe një shtetas turk, u transferuan në spitalet e afërta për trajtim”, thanë zyrtarët vendas në një deklaratë.

Një person nga të plagosurit ishte në gjendje kritike.

Të dyshuarit janë ende në kërkim, ndërsa personeli i zbatimit të ligjit po i gjurmon, thuhet në deklaratë.

Dy grupet u përplasën me njëri-tjetrin në oborrin e qendrës tregtare, kur dy persona nxorën armët dhe filluan të qëllojnë pas një sherri. Njerëzit vraponin drejt daljeve ndërsa zhurma e të shtënave jehoi brenda qendrës tregtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat