​Serbi: Inflacioni arrin në 13.2%

Evropë

​Serbi: Inflacioni arrin në 13.2%

Më: 13 shtator 2022 Në ora: 20:14
Foto ilustrim

Inflacioni nga viti në vit në Serbi në gusht arriti në 13.2 për qind, nga të cilat rreth 70 për qind e kontributit është rezultat i rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe energjisë.

Banka Kombëtare e Serbisë njoftoi se inflacioni mujor në muajin gusht ishte 1.2 për qind nën normën e inflacionit të pritur për muajin paraardhës.

Rritja mujore e çmimeve 1.2 për qind është ndikuar më së shumti nga çmimet e ushqimeve të papërpunuara dhe të përpunuara, ndërsa në masë më të vogël kanë kontribuar rritja e çmimeve brenda inflacionit bazë dhe çmimet e disa produkteve energjetike. 

Rritja mujore e çmimeve në kuadër të inflacionit bazë ka qenë më e ngadaltë krahasuar me inflacionin total dhe shënoi vlerën 0.7 për qind në muajin gusht. 

Nga ana tjetër, rënie mujore e çmimeve prej 5.2 për qind është shënuar për derivatet e naftës, që paraqet uljen e tyre të parë mujore të çmimit që nga fillimi i vitit.

Banka deklaroi gjithashtu se rritja e çmimeve të ushqimeve të përpunuara në gusht në krahasim me korrikun ishte 1.7 për qind, që është e ngjashme me dinamikën e rritjes mujore në periudhën mars-korrik.

Çmimet e ushqimeve të papërpunuara në muajin gusht shënuan rritje mujore prej 4.1 për qind, ndërsa krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë ishin më të larta për 23 për qind.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat