Lista e vdekjeve misterioze të biznesmenëve rusë po zgjerohet.
Drejtori i Përgjithshëm i Korporatës për Zhvillimin e Lindjes së Largët dhe Arktikut, Ivan Pechorin, dyshohet se ra nga një anije me shpejtësi të plotë të shtunën dhe vdiq pranë ishullit Ruski në Detin e Japonisë, raporton Newsweek.
Pechorin ishte 39 vjeç dhe punoi në "modernizimin e aviacionit dhe ishte njeriu i Putinit për kërkimin dhe zhvillimin e Arktikut", shkruan media ruse Komsomolskaya Pravda.
Dalja e tij e fundit publike ishte në Forumin Ekonomik Lindor, i cili u mbajt nga 5 deri më 8 shtator në Vladivostok.
Ky rast kujton vdekjen e fundit të magnatit të naftës dhe drejtorit të Lukoil, Ravil Maganov në fillim të shtatorit pasi u rrëzua nga dritarja e një spitali në Moskë.
Në atë kohë, Lukoil njoftoi se Maganov kishte vdekur nga një "sëmundje e rëndë".
Kjo kompani është prodhuesi më i madh privat i naftës në vend dhe në mars kritikoi hapur pushtimin e Ukrainës nga Vladimir Putin.
Në një deklaratë për aksionarët, bordi i drejtorëve të Lukoil shprehu "shqetësimin më të thellë për ngjarjet tragjike në Ukrainë".
Në korrik, megjithatë, u gjet trupi i magnatit rus Yuri Voronov, i lidhur me gjigantin energjetik Gazprom.