Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, ka paralajmëruar Rusinë se nuk duhet të presë që asnjë sanksion të hiqet në të ardhmen e afërt.
"Kjo është pagesa për rrugën e vdekjes dhe shkatërrimit të zgjedhur nga Putin," tha ajo.
Vendet e BE-së po përballen me një krizë dimërore të karburantit pasi kompania shtetërore ruse e energjisë mbylli një tubacion të madh gazi në Gjermani, raporton Sky News.