Për herë të parë nga nisja e luftës, një fluturim komercial niset nga Ukraina

Evropë

Për herë të parë nga nisja e luftës, një fluturim komercial niset nga Ukraina

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 23:22
Foto ilustrim

Një aeroplan i cili ishte bllokuar në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv për muaj të tërë, fluturoi nga Ukraina dhe u ul në Poloni, të martën. Aeroplani i përkiste Wizz Air, sipas faqes së monitorimit të fluturimeve Flightradar24, dhe kjo ishte hera e parë që nga prilli 2022, që një aeroplan tregtar ngrihej nga Ukraina.

“Ne mund të konfirmojmë se A320 HA-LWS fluturoi nga Lviv në Katowice dje,” i tha CNN Ian Petchenik, Drejtor i Komunikimeve Flightradar24.

Sipas të dhënave të Flightradar24, aeroplani u ngrit diku para orës 11:00 të mëngjesit të së martës. Koha e saktë e nisjes së aeroplanit është e paqartë, pasi ai ka ndezur transponderin e tij, vetëm pasi ka kaluar kufirin polak, “me gjasë të bëhet si masë sigurie”, tha Petchenik.

Ndërsa Airbus A320, është i regjistruar në Wizz Air, Petchenik nuk mund të konfirmonte nëse transportuesi po e operonte atë. CNN raporton se ka kontaktuar me Wizz Air, për koment, por nuk ka marrë një përgjigje të menjëhershme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat