McDonald's është i fundit që ka njoftuar se do të mbyllë të 1300 restorantet në Mbretërinë e Bashkuar të hënën më 19 shtator, si shenjë respekti për Mbretëreshën Elizabeth II në ditën e funeralit të saj, përcjell Bota sot.
Restorantet e tij do të jenë të mbyllura të gjitha deri në orën 17:00 të ditës.
Domino's i tha BBC-së se dyqanet e tij do të hapen në orën 12:00 të hënën, pasi ceremonia të ketë përfunduar, pak më vonë se ora e zakonshme e hapjes në orën 11:00.
Shumë biznese të tjera të mëdha kanë thënë tashmë se do të mbyllen në MB të hënën.