Një prej gardianëve mbretëror ka humbur ndjenjat teksa ishte duke qëndruar para arkivolit të mbretëreshës Elisabeth, brenda sallës Westminster.
Siç duket nga pamjet e mëposhtme, roja me uniformë humb ndjenjat dhe përplaset në tokë, e ndërsa dy roje të tjerë vrapojnë për t’i dhënë ndihmën e parë.
Arkivoli i monarkes u transportua në një karrocë armësh përmes Londrës, ndërsa dhjetëra mijëra qytetarë ishin rreshtuar në të dy krahët e rrugës dhe i bënë nderimet e tyre.
Arkivoli i Mbretëreshës tani do të pushojë nga ora 17:00 e së mërkurës, 14 shtator deri në orën 6:30 të mëngjesit të së hënës më 19 shtator, ditën e funeralit.
Zyrtarët presin që deri në 750,000 njerëz do të shohin arkivolin e mbretëreshës së ndjerë.
JUST IN: Guard collapses while Queen Elizabeth II lies in state pic.twitter.com/gEMrYN0NSC
— BNO News (@BNONews) September 14, 2022