Dy të vrarë dhe 11 të plagosur nga bombardimet ruse në Donetsk

Evropë

Dy të vrarë dhe 11 të plagosur nga bombardimet ruse në Donetsk

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 13:19
Foto ilustrim

Dy civilë janë vrarë nga bombardimet ruse në qytetet Bakhmut dhe Sviatohirsk të Donetskut në Ukrainë.

Pavlo Kyrylenko, guvernatori i rajonit bëri me dije se nata kaloi relativisht e qetë dhe se kishte vetëm bombardime të izoluara në vijën e frontit, shkruan The Guardian.

“Më 16 shtator, rusët vranë 2 civilë të rajonit të Donetsk: në Sviatohirsk dhe Bakhmut.

11 persona të tjerë u plagosën”, tha ai në Telegram. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat