Në rrjetet sociale është shpërndarë një video e të shtënave në qendër të qytetit ukrainas Kherson, ku ky rajon në jug të vendit është akoma nën okupimin rus.
Të shtënat në qendër të Khersonit ndodhën në orët e vona të shtunës, kurse Ukraina dhe Rusia fajësojnë njëra-tjetrën për provokim të situatës që solli këto të shtëna.
Në video shihen mjetet e blinduara ruse, nga të cilat ushtarët hapin zjarri, por që nuk dihet mbi kënd qëllojnë.
E ushtria ukrainase, kujtojnë që ka filluar kundërofensivën në rajonin e Khersonit, që mori nën kontroll në javët e para të pushtimit.
Russian forces have been fighting with something in Kherson city for a bit now, reportedly near the central train station pic.twitter.com/KqtVXS9Cav
— OSINTtechnical (@Osinttechnical) September 17, 2022
Mediat proruse mbrëmë kanë transmetuar videon që tregon shkëmbimin e zjarrit, në afërsi të dy mjeteve të blinduara në Kherson.
Administrata e atjeshme proruse, ka raportuar se kinse forcat ruse kanë shkatërruar një grup të sulmuesve duke mos specifikuar se për kënd bëhej fjalë.
— OSINTtechnical (@Osinttechnical) September 17, 2022
“Në qendër të Khersonit ka ardhur deri një konflikt i armatosur mes patrullave ruse dhe personave të paidentifikuar”, raportojnë autoritetet proruse në Telegram.