Mijëra qytetarë janë mbledhur para Kështjellës së Windsorit, për të nderuar Mbretërëshën Elizabeth II, e cila do të përcillet sot për në banesën e fundit.
Qytetarët janë duke vendosur lule dhe mesazhe para oborrit mbretëror.
Ata janë në pritje te arkivolit te Mbretëreshës, i cili do të mbërrijë në Windsor në ora 13:00, shkruan “Bota sot”.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazeta "Bota sot", siguria është e lartë, pasi në çdo cep të vendit ka forca të policisë britanike.

Policia për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm ka shtuar kontrolle, aq sa po kontrollen edhe kontejnerët e mbeturinave./BOTASOT