​URA mbështet Miodrag Lekiq për mandatar të Qeverisë së re të Malit të Zi

Evropë

​URA mbështet Miodrag Lekiq për mandatar të Qeverisë së re të Malit të Zi

Më: 19 shtator 2022 Në ora: 17:20
Mali i Zi

Kryesia e Lëvizjes Qytetare URA ka njoftuar sot se është e pranueshme për këtë parti që Miodrag Lekiq të jetë mandatar për përbërjen e Qeverisë së re, por edhe se deputetët e tyre nuk kanë marrë pëlqimin për të nënshkruar asnjë marrëveshje para kompletimit të marrëveshjes.

Kryesia e URA-s ka kërkuar që, siç thuhet në njoftimin e tyre, Qeveria të ndahet sipas parimit “gjysmë-gjysmë”, si dhe “vota e artë” e mandatit dhe sektori i sigurisë të mbulohet nga kuadrot e koalicionit “Zi mbi Bardhë”, ka raportuar portali CDM.

“Duke pasur parasysh se kolegët e Frontit Demokratik dhe Demokratëve nuk kanë dorëzuar një ofertë me shkrim, dhe në dijeni të përvojave negative që pasuan pas formimit të Qeverisë së 42-të, Kryesia e URA-së nuk ka dhënë pëlqimin për deputetët e kësaj partie të nënshkruajë ndonjë dokument apo marrëveshje që nuk nënkupton marrëveshje të plotë, duke vlerësuar parimin e shprehur më herët të të gjitha palëve – që asgjë nuk është dakord derisa të arrihet gjithçka”, theksohet në njoftim.

Ata shtojnë se duke pasur parasysh pasaktësitë në Kushtetutën e Malit të Zi dhe mundësinë që normat e Kushtetutës të mund të interpretohen në mënyra të ndryshme, Kryesia e GP URA deklaroi se asnjë kandidat përveç Miodrag Lekiqit nuk ka mbështetjen e 41 deputetëve dhe se është e qartë se kujt duhet t'i jep mandat presidenti Milo Gjukanoviq.

Sekretarja e përgjithshme e Lëvizjes Qytetare URA, Mileta Radovaniq, ka thënë se kryesia e asaj partie nuk ka dhënë pëlqim që deputetët e tyre të nënshkruajnë asnjë dokument “derisa të pajtohet gjithçka”.

Sot kryesuesi duhet të sigurojë mbështetjen e 41 nga gjithsej 80 deputetë, përndryshe Mali i Zi do të shkojë në zgjedhje të reja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat