​Ulf Kristersson emërohet mandatar për qeverinë e re suedeze

Evropë

​Ulf Kristersson emërohet mandatar për qeverinë e re suedeze

Më: 19 shtator 2022 Në ora: 17:40
​Ulf Kristersson

Kreu i partisë së tretë më të madhe në Suedi, të moderuarve konservatorë, Ulf Kristersson u emërua sot zyrtarisht si mandatar për përbërjen e qeverisë së re.

Në zgjedhjet e 11 shtatorit në Suedi, katër parti të qendrës së djathtë fituan 176 vende nga 349, ndërsa një koalicion i qendrës së majtë që përfshinte socialdemokratët në pushtet fitoi 173 vende.

Pas kësaj, kreu i Parlamentit suedez, Andreas Norlen, e ftoi Kristersson të konsideronte formimin e një qeverie.

Norlen deklaroi se nuk është caktuar asnjë datë para së cilës Kristersson duhet të propozojë një qeveri të re.

"Mesazhi im është se gjithçka po shkon mirë. Unë dua të formoj një qeveri që bashkon, jo përça", u tha Kristersson gazetarëve pas takimit me Norlen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat