Më shumë se 250 mijë njerëz e panë nga afër funeralin e Mbretëreshës në Londër
Më shumë se 250,000 njerëz kanë ndjekur funeralin e Mbretëreshës Elizabeth në Londër, sipas sekretarit të kulturës.
Michelle Donelan i tha Sky News se më shumë se një çerek milioni kaluan përmes parlamentit, por se ishte një shifër e përafërt dhe qeveria ende po i sheh numrat përfundimtarë.
Njerëzit rrinin në radhë për orë të tëa nga e mërkura vonë deri në orën 6:30 të mëngjesit të së hënës, ditën e funeralit të Mbretëreshës, për të parë arkivolin e saj në Westminster Hall.
Njerëzit qëndronin nga parlamenti përgjatë bregut jugor të Thames dhe kalonte ToWer Bridge deri në Parkun Southëark.
Mbretëresha u varros pranë Princit Philip të hënën në mbrëmje në një ceremoni të fundit private në kishën e Shën Gjergjit.
Funerali i Mbretëreshës Elizabeth ishte më i jashtëzakonshmi dhe është futur në histori, pasi prej dekadash nuk ishte realizuar një i tillë në Britani. Mendohet se rreth 5 miliardë njerëz e kanë ndjekur atë nga televizionet në botë.