Ekspertja ushtarake kryesore e televizionit rus kombëtar, e njohur ndryshe si “Kukulla e hekurt” e Putinit deklaroi se Putini duhet të kishte goditur Londrën me armë bërthamore gjatë funeralit të Mbretëreshës Elizabeth II.
Kjo deklaratë tronditëse vjen si kërcënim i fortë në një kohë që Rusia ka vrarë dhe plagosur shumë ukrainas që nga shkurti i këtij viti me fillimin e luftës, Rusi-Ukrainë.
Moska gjithashtu ka fajësuar Britaninë për nxitjen e veprimit perëndimor kundër Kremlinit.
Komandanti ushtarak, Andrey Gurulev tha se kërcënimet perëndimore ndaj referendumeve të planifikuara për bashkimin me Rusinë në zonat e pushtuara të Ukrainës duhet të shihen si një vijë e kuqe e rrezikshme.