Pamjet shokuese/ Makina hedh policin 10 m në ajër në mes të asfaltit

Evropë

Pamjet shokuese/ Makina hedh policin 10 m në ajër në mes të asfaltit

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 19:19
Videon e aksidentit, efektivi e ka publikuar vetë në rrjetet sociale, për të sensibilizuar qytetarët

Një punonjës policie është aksidentuar, por kaskë mbrojtëse që mbante në kokë teksa udhëtonte me motor, i ka shpëtuar jetën.

Ai është përplasur nga një makinë dhe ka fluturuar 10 metra në ajër.

Më pas ka rënë në tokë, por për fatin e tij të mirë, ka arritur të shpëtojë. E vetmja gjë që ka pësuar janë disa plagë të lehta në trup.

Videon e aksidentit, efektivi e ka publikuar vetë në rrjetet sociale, për të sensibilizuar qytetarët.

Ai u bën thirrje të gjithëve që të mos lëvizin pa kaskë mbrojtëse, kur udhëtojnë me motor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat