​Fjalimi televiziv i Putin-it u shty në mënyrë misterioze, u shpall data e re

Evropë

​Fjalimi televiziv i Putin-it u shty në mënyrë misterioze, u shpall data e re

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 23:45
Vladimir Putin

Fjalimi i rëndësishëm televiziv i presidentit rus Vladimir Putin, i cili duhej të transmetohej sonte, është shtyrë për nesër.

Mediat ruse raportojnë se adresimi duhet të transmetohet në orën 7 të mëngjesit.

Edicioni rus i Forbes citoi dy burime të Kremlinit të kenë thënë se fjalimi i Putin-it do të transmetohet "kur të zgjohet Lindja e Largët".

Nuk dihet ende pse u vonua transmetimi i adresimit, por Guardian, duke iu refuar analistëve, shkruan se Putin mund të shpallë një mobilizim të pjesshëm në Rusi në fjalimin e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat